Ahmeti kërkon përgjegjësi nga MAShT-i për dëmet në Gjimnazin "Ulpiana"

LipjanPostuar: 15:29 / 20.11.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka vizituar Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan. Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga menaxhmenti i shkollës me ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor dhe problemet me të cilat po ballafaqohet shkolla e re.

Drejtori i Gjimnazit Semir Gashi e njoftoi kryetarin se kanë probleme të theksuara me objektin e ri të financuar dhe mbikqyrur nga MAShT-i, raporton InfoKomuna.

Pasi i vizitoi disa nga defektet siç janë: Salla e sportit, nxemja qendrore, sistemi i ujësjellsit, kanalizimit, dyshemet e klasave, fusha e jashtme e sportit, kulmi etj.

Nga gjendja që pa nga afër kryetari Ahmeti ka mbetur i habitur se si është e mundur që paraja publike të keqmenaxhohet në këtë mënyrë.

Ahmeti me këmbëngulje kërkon përgjegjesi dhe llogaridhënie institucionale nga financuesi, implementuesi dhe mbikqyrësi i këtij projekti e që në këtë rast është MAShT-i.

Kryetari Imri Ahmeti kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë që urgjentisht të merret me sanimin e këtyre defeketeve dhe shkaktarët e kësaj gjendje të rëndë të shkojnë në përgjegjësi. /InfoKomuna/