Ahmeti takon Tahirin, flasin për definimin e pronës së shkollës në Sllovi

LipjanPostuar: 14:33 / 25.04.2018

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri dhe Kryeshefin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu me të cilët ka diskutuar rreth definimit të pronës për ndërtimin e sallës sportive tek shkolla e fshatit Sllovi.

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti i ka njoftuar edhe një herë Tahiri dhe Zejnullahu se Komuna e Lipjanit i ka bërë kërkesë Agjencisë së Pyjeve dhe Qeverisë që prona ku është e ndërtuar shkolla e fshatit në Sllovi të bartet nga Agjencia e Pyjeve në pronësi të komunës.

Pas takimit të gjithë së bashku kanë vizituar vendin e ngjarjes në fshatin Sllovi, ku edhe janë dakorduar për angazhim maksimal në zgjidhjen e kësaj problematike në mënyrë që ndërtimi i sallës së sporteve të filloj sa më shpejt që të jetë e mundur. /InfoKomuna/