Aksident i rëndë në Lipan

LipjanPostuar: 12:37 / 03.09.2018

Një veturë e tipit ‘Mercedes’ dhe një kombi janë aksidentuar para pak minutave në Lipjan.

Sipas fotografive të realizuara në vendin e ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale përderisa nuk dihet për të lënduar.

Gjatë ditës është raportuar për disa aksidente trafiku që kanë përfunduar me persona të lënduar./Indeksonline/