Banorët e Janjevës kërkojnë largimin e kimikateve nga ish-fabrika “Metalac”

LipjanPostuar: 14:34 / 08.02.2019

Banorët e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit që nga paslufta po kërkojnë nga institucionet komunale largimin e disa mbetjeve kimike në ish- fabrikën e metaleve “Metalac”, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas banorëve, rezervuarët e kësaj fabrike po paraqesin rrezik për të gjithë banorët e fshatit, andaj ata kanë kërkuar nga Inspektorati komunal të merren me këtë çështje.

Për këtë çështje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Inspektorati i Komunës ka dalë në vend të ngjarjes, por nuk ka arritur ndonjë rezultat konkret, derisa ajo parcelë tashmë është privatizuar.