BE-ja mbështet Lipjanin në realizimin e projekteve

LipjanPostuar: 14:32 / 15.09.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Siç njofton Komuna e Lipjanit, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Apostolova ka përgëzuar kryetarin Ahmeti për sukseset e arritura deri më tani dhe për bashkëpunimin e mirë me zyrën e BE-së, transmeton InfoKomuna.

Ajo po ashtu ka premtuar se edhe në të ardhmën do të ketë mbështetje nga Zyra e BE-së për realizimin e projekteve në Komunën e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti ka falenderuar shefen Apostolova dhe BE-në për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset, në veçanti për mbështetjen financiare në realizimin e projekteve.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kryetari Ahmeti dhe shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova morën pjesë në Përurimin e Qendrës Edukuese - Korrektuese për të Mitur në Lipjan. /InfoKomuna/