Bordi i drejtorëve të Lipjanit mban mbledhjen konsultative

LipjanPostuar: 16:04 / 05.03.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje u raportua rreth punëve të realizuara gjatë javës që e lam pas por edhe për projektet që kanë nisur të implementohen si dhe menaxhimin e përgjithshëm në Drejtoritë përkatëse.

Në këtë rast kryetari Imri Ahmeti, duke falënderuar për angazhimet e tyre drejtorët komunal, ka kërkuar nga ta që planet e qeverisjes komunale të marrin adresimin e shpejtë e sidomos të atyre çështjeve që kanë rëndësi për zhvillimin dhe realizimin e projekteve të caktuara që kanë të bëjnë direket me jetën e qytetarit lipjanas. /InfoKomuna/