Daut Azemi, zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Lipjanit

LipjanPostuar: 15:07 / 12.12.2017

Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Lipjanit që u mbajt sot, pas procesit të betimit të kryetarit dhe 31 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti Daut Azemi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Lipjanit, përcjell InfoKomuna.

Daut Azemi ishte kandidati i vetum i propozuar për kryesues të Kuvendit.
Me këtë rast kryesuesi i zgjedhur, Daut Azemi ka falënderuar kryetarin e Komunës Imri Ahmetin, strukturat e LDK-së dhe koalicionit këshilltarët për besimin e dhënë që të udhëheq për katër vitet e ardhshme Kuvendin Komunal të Lipjanit duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë këshilltarët në interes të qytetarëve të kësaj komune.

/InfoKomuna/