Gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë

LipjanPostuar: 15:21 / 08.09.2017

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Lipjanit ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë për muajt e fundit.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situate e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe në të ardhmën, transmeton InfoKomuna.

Ai po ashtu ka kërkuar nga të pranishmit angazhim në parandalimin e dukurive negative, sepse jo vetëm institucionet, por e gjithë shoqëria duhet të angazhohet për një mjedis sa më të sigurt në komunën tonë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi ka prezantuar një raport të intervenimeve për dy muajt e fundit, ku sipas këtij raporti kanë qenë 149 intervenime, kryesisht në fikjen e zjarreve.

Edhe përfaqësues nga Policia thanë së gjendja e sigurisë është e mirë, dhe se tani pasi që ka filluar procesi mësimor, Policia është e angazhuar më shumë për sigurinë në shkolla./InfoKomuna/

DeçanKomente: 0 Fshati pa jetë i Deçanit 10:48 / 27.05.2018 Në skaj të një livadhi bie në sy një grumbull gurësh të mbuluar nga barishte. Dikur ata gurë kanë qëndruar të renditur njëri mbi tjetrin në mure të një shtëpie.
PrishtinëKomente: 0 Plaçkitet një barnatore në Prishtinë 10:57 / 27.05.2018 Një person ka raportuar mbrëmë se dy persona të panjohur kanë plaçkitur në barnatoren e tij, me lokacion në Prishtinë.
GllogocKomente: 0 Shenjëzohen rrugët ne Komunën e Drenasit 13:08 / 27.05.2018 Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, gjatë ditëve të vikendit ka filluar implementimin e projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve në Komunën e Drenasit.