Gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë dhe stabile

LipjanPostuar: 16:50 / 05.09.2018

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB në Lipjan sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e kryetarit të komunës, Imri Ahmeti.

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, të cilin e ka paraqitur komandanti i stacionit policor në Lipjan Driton Imeri ku thuhet se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë.

Komandanti Imeri ka falënderuar kryetarin Ahmeti për realizimin e projektit në vendosjen e kamerave në qytet duke thënë se kjo ka ndikuar pozitivisht për ti evidentuar shkaktarët e shkelësit e ligjit.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, si prioritet të domosdoshëm theksuan parandalimin e dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit ku u kërkua një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i qytetarëve me policinë. /InfoKomuna/