Hapet panairi i prodhimeve bujqësore në Lipjan
Komuna e Lipjanit me përkrahje nga organizata IKC dhe GLV AgroLipjani, sot në hapësirat e sheshit Adem Jashari në Lipjan, kanë hapur panairin e prodhimeve bujqësore.
Në këtë rast, nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e panaireve të tilla që kanë për qëllim promovimin e produkteve bujqësore.
“Ky panair, nga viti në vit po shënon suksese, duke e ngritur cilësinë e produkteve, si dhe kualitetin e punës që po e bëjnë fermerët”, është shprehur nënkryetari Xhemajli.
Në këtë panair morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe IKC.
Ky panair bujqësor ka karakter tradicional dhe ka për qëllim për të promovuar zhvillimin e bujqësisë. /InfoKomuna/