KKSB: Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile

LipjanPostuar: 16:13 / 08.09.2017

Udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmet, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit për muajt e fundit.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti njëherit edhe kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situate e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe në të ardhmën.

Ai po ashtu ka kërkuar nga të pranishmit angazhim në parandalimin e dukurive negative, sepse jo vetëm institucionet, por e gjithë shoqëria duhet të angazhohet për një mjedis sa më të sigurt në komunën tonë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi ka prezantuar një raport të intervenimeve për dy muajt e fundit, ku sipas këtij raporti kanë qenë 149 intervenime, kryesisht në fikjen e zjarreve.

Edhe përfaqësues nga Policia thanë së gjendja e sigurisë është e mirë, dhe se tani pasi që ka filluar procesi mësimor, Policia është e angazhuar më shumë për sigurinë në shkolla.
/InfoKomuna/