Komuna e Lipjanit përfiton mbi 400 mijë euro për performancë të mirë

LipjanPostuar: 20:50 / 03.04.2020

Komuna e Lipjanit ka fituar mbi 400 mijë euro dhe është renditur si “Komunat me Performancën më të mirë” në nivel vendi.

Ky grand është ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Qeveritë zvicerane, suedeze dhe norvegjeze, me rastin e ndarjes së 4,9 milionë eurove për “Komunat me Performancën më të mirë”. /InfoKomuna/