Komuna e Lipjanit së shpejti do ta lansojë platformën digjitale “Kontratat e Hapura"

LipjanPostuar: 17:00 / 30.08.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova së bashku me përfaqësuesit e Organizatës YAHR me të cilët ka diskutuar rreth realizimit të platformës digjitale “Kontratat e Hapura”, në Komunën e Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti gjatë këtij takimi ka theksuar se Komuna e Lipjanit është e interesuar të avancoj edhe më tutje me transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se është detyrë e secilit të tregojë se ku po shpenzohet paraja publike dhe se qasja e publikut në proceset komunale është një hap i rëndësishëm që dëshmon transparencë dhe përgjegjësi.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova, kanë prezantuar platformën digjitale “Kontratat e Hapura”, ku në të njëjtën kohë kanë gjetur mbështetjen e plotë nga Kryetari Imri Ahmeti për të filluar menjëherë me realizimin e kësaj platforme për Komunën e Lipjanit.

Platforma “Kontratat e Hapura”, do të mundësoj qasje të lehtë të gjithë qytetarëve për secilën kontratë me të gjitha detajet e kontratave, që nga fillimi i procedurave të prokurimit, dinamiken e secilit projekt deri në realizmin e kontratës dhe do të jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.