Komuna e Lipjanit shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës

LipjanPostuar: 13:32 / 24.04.2019

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij dhe Komandantin e Stacionit Policisë në Lipjan, Bashkim Bytyqin gjatë ditës së sotme i janë bashkuar aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga komuna për nderë të Ditës së Tokës.

Në këtë rast, Kryetari Ahmeti tha se Dita e Tokës, nuk duhet të mbetet vetëm simbolikë, por këto aktivitete ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duhet të reflektojnë tek qytetarët lipjanas në parandalimin e dëmeve që mund tu shkaktohen pasurive tona natyrore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbjellur drunjë dekorative dhe lule në oborrin e Komunës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, parqet e qytetit të Lipjanit, në disa shkolla. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...