Kryetari Ahmeti e komandanti i KFOR-it flasin për sigurinë në Lipjan

LipjanPostuar: 10:34 / 30.01.2019

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD) të KFOR-it, kolonelin Nicola Perrone të cilën biseduan për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti tha se angazhimi i KFOR-it dhe bashkëpunimit të mirë me Komunën e Lipjanit gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Kryetari Ahmeti pohoi se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me KFORI-in. /InfoKomuna/