Kryetari Ahmeti kërkon nga drejtorët angazhim maksimal në kryerjen e punëve

LipjanPostuar: 11:06 / 26.12.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komuale, ku u diskutuan çështje lidhur me punët e kryera të Komunës.

Fillimisht drejtorët e Drejtorateve Komuale kanë raportuar rreth punëve me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që kanë gjatë kësaj jave.

Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e raporteve vjetore të punës për vitin 2017 si dhe hartimin e planeve të punës për vitin 2018.

Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës. /InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 Vetëm Malisheva s'e dorëzon buxhetin për vitin 2019 23:30 / 14.10.2018 Veç një komunë nuk e ka dorëzuar buxhetin te Ministria e Financave për vitin e ardhshëm. Një hap të tillë e kanë bërë edhe komunat veriore. Ndërsa në Malishevë, përplasjet politike, rrezikojnë ta lënë komunën me buxhet të njëjtë...
KlinëKomente: 0 Klina bëhet me Qendër të Kujdesit Ditor për fëmijët me autizëm 11:25 / 14.10.2018 Komuna e Klinës është bërë me Qendër të Kujdesit Ditor, e cila do të ofrojë shërbime ditore për fëmijët me autizëm, zhvillim të vonshëm, si dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës së përgjithshme për trajtimin e fëmijëve të...