Kryetari Ahmeti nderon Diell Zejnullahun për medaljen e artë

LipjanPostuar: 13:01 / 16.08.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim 17-vjeçarin që vjen nga Banulla e Lipjanit, Diell Zejnullahun kampion botëror në peshëngritje, i cili në Kileen të Texasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përfaqësoi Britaninë e Madhe në Kampionatin Botëror të peshëngritjes dhe e mori medaljen e artë në garën që u mbajt në prill të këtij viti, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar Diellin për sukeset e arritura dhe suksese të tjera në vazhdimësi, ai në të njejtën kohë ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e Diellit. “ Unë jam mirënohës për të arriturat e tua, ju jeni shembull për sportistët tonë edhe pse do të doja sikur ju të përfaqësoni Kosovën, ju prap se prap jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju, ka thënë Kryetari Ahmeti gjatë takimit me kampionin Diell Zejnullahun, në të njejtën kohë ai ka shpresuar që një një të ardhme të afërt Dielli ta përfaqëson edhe vendin edhe nga e ka prejardhjen. Kryetari Ahmeti ka ndarë një mirënjohje për sukseset e Diellit dhe një dhuratë modeste të Komunës së Lipjanit. Nga ana tjetër kampioni Diell Zejnullahu i shoqëruar nga familjarët e tij ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për pritjen duke thënë se ky është moment shumë i veçant për mu kur vlerësohem nga vendi im prejardhjes dhe marr mirënjohe nga Kryetari i cili siç po shihet po bënë gjëra të mira për sportin në Lipjan, ka thënë ndër të tjera kampioni Zejnullahu i cili për të ardhmen synon të marrë të tjera medalje të arta, duke thënë se një ditë dëshiron që ta përfaqësojë Kosovën nga ku e ka prejardhjen.