Kryetari Ahmeti uron 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve

LipjanPostuar: 10:37 / 07.03.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar mësimdhënësit për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tij, Ahmeti thekson se mësimdhënësit me profesionin e tyre fisnik punuan edhe në ditët dhe kohët më të vështira të vendit. 

Ky është urimi i Ahmetit:

"Të dashur mësues, 7 Marsi - Dita e Mësuesit është një ditë e veçantë, vepra e juaj sjellë arsimim dhe edukim në shtëpitë tona.

Ne ju nderojmë çdo ditë për misionin e juaj të shenjtë që keni, por edhe per faktin se ishit Ju ata qe profesionin tuaj fisnik e ushtruat edhe ne kohët me të vështira të vendit tonë.

Ju ndër breza keni edukuar edhe luftëtar që me çdo çmim kërkuan lirinë. Edhe tani detyra juaj është që të edukoni breza për fuqizimin e dijes që është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie, andaj për nder të ditës së 7 Marsit ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta të gjithë mësimdhënësit shqipëtarë.

Paqi shëndet e jetë për misionin tuaj!"
/InfoKomuna/