Lehtësohen procedurat për qasjen në shërbimet shëndetësore tek Pediatri

LipjanPostuar: 16:31 / 11.04.2018

Nga fillimi i kësaj jave pacientët të cilët kanë nevojë për shërbimet konsultative të Pediadrit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan nuk do të jenë të obliguar të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar por do të konsultohen direkt me Pediatrin.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani - Hajnuni, ka thënë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së me qëllim të menaxhimit sa më të mirë dhe në mënyrë efikase të kohës së pacienteve të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore nga institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Lipjan. /InfoKomuna/