Lipjan, asfaltohen rrugët në Vrellë të Magurës

LipjanPostuar: 16:09 / 14.09.2017

Në vazhden e relaizimit të shumë projekteve në fshatrat e Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme po bëhet asfaltimi i rrugëve në Vrellë të Magurës, në mesin e këtyre rrugëve po asfaltohet edhe rruga Vrellë - Harilaq.

Punimet janë përcjellur nga nënkryetari i Komunës së Lipjanit Sefer Tasholli i cili uroi banorët për rrugët e reja, transmeton InfoKomuna.

Banorët e këtij vendëbanimi kanë falënderuar Komunën, konkretisht kryetarin Ahmeti, për angazhimin e treguar edhe në vendbanimet e tyre, në krijimin e lehtësirave për një jetë sa më të mirë.