Lipjan: Kryetari Ahmeti emëron kabinetin e tij qeverisës

LipjanPostuar: 17:41 / 18.12.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot në një konferencë për media ka prezantuar kabinetin e ri me të cilin do të qeverisë përgjatë 4 viteve të ardhshme.

Kryetari Ahmeti njëkohësisht ka felenderuar ekipin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e përbashkët që kanë pasur në mandatin që po e lëmë pas.

“Që nga nesër do të vazhdojmë me ekipin e ri qeverisës, ky kabinet është ndërtuar në përbërje të koalicionit me AKR-në, PD- në dhe PAI, koalicion të cilin e kemi arritur para zgjedhjeve lokale dhe të cilin tani po e zbatojmë”, është shprehur Kryetari Ahmeti.

Nënkryetar i Komunës së Lipjanit – Fauz Xhemajli – AKR
Drejtor për Administratë Avni Olluri – LDK
Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Shefqet Emerllahu –AKR
Drejtor për Arsim – Rasim Hasani – LDK
Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim – Shkelzen Hajdini – LDK
Drejtor për Buxhet dhe Financa – Latif Ramadani – LDK
Drejtoreshë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit - Emina Rexhiq – LDK
Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale – Vlora Limani –Hajnuni – LDK
Drejtor për Shërbime Publike – Ilir Tasholli – LDK
Drejtor i Inspektoriatit - Imer Rrustemi – LDK
Drejtor i Prokurimit – Adem Duriqi – LDK
Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport - Bekim Shabani – AKR
Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër – Sefer Tasholli – LDK
Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim - Nazim Gashi – PD.

Kryetari Ahmeti, pas prezantimit të kabinetit qeverisës tha se ky është ekipi me të cilin do të marrim përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme 4 vjeqare. Ai po ashtu është shprehur i bindur se me këtë ekip të sapo emëruar do të vazhdojnë me suksese me angazhimin e tyre të përbashkët.

Kreu lipjanas ka falenderuar edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata që të angazhohen për të avancuar akoma më shumë në zhvillimine qeverisjes lokale.

/InfoKomuna/