Lipjan, rrahen mes vete dy të dyshuar, shkak borxhi

LipjanPostuar: 13:12 / 02.09.2018

Në fshatin Poturovc të Lipjanit është raportuar në Polici se në një kafiteri dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje për një borxh duke biseduar mes vete, ku një nga të dyshuarit e sulmon tjetrin.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy të dyshuar pas arrestimit nga policia, me urdhër të prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/