Lipjan: Shpërndahen pajisje bujqësore për familjet në nevojë

LipjanPostuar: 12:56 / 14.12.2017

Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane ASB në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, sot në ekonominë e shkollës së mesme bujqësore në Lipjan, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 15 familje në nevojë për krijimin e kushteve më mira për fillimin e biznesit të vogël familjar.

Me këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane për financimin e këtij projekti i cili implementohet nga Organizata ASB me të cilën ka nëshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi si dhe Zyrën për bashkëpunim dhe Zhvillim në ambasaden Gjermane në Prishtinë.

“Ky projekt është edhe një projekt shtesë në kuadër të shumë projekteve që po zhvillohen në Lipjan me qëllimin më të mire për të ndikuar në ngritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për vetë qëndrueshmëri të familjeve tona, familje që kanë nevojë dhe kanë mundësi për të filluar edhe gjenerimin e të ardhurave për familje”, tha kryetari Ahmeti.
Ai ka uruar që bashkëpunimet e tilla të zgjerohen në ardhmen.

Nga ana tjetër Anja Becky- kryesuese e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasaden Gjermane në Prishtinë, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e mire që ka pasur me implementuesit e këtij projekti. Ajo tha se është e kënaqur me ndihmën që po i bëhet familjeve në nevojë dhe sadopak të përmirësohet jeta e tyre.

Është viti i dytë që Komuna e Lipjanit ka përfituar nga ky projekt.

/InfoKomuna/