Lipjani diskuton ecurinë e shpenzimit të buxhetit

LipjanPostuar: 11:10 / 06.11.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka mbajtur takimin konsultativ me drejtorët e Drejtorateve Komuale.

Përgjatë kësaj mbledhje në mesin e shumë çështjeve të diskutuara është theksuar edhe ecuria e shpenzimit të buxhetit, rrjedha e pagesës së tatimit në pronë dhe shumë çështjeve të tjera në interes së jetës së qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Këshilli i drejtorëve angazhim maksimal në implementimin e të gjitha projekteve pasi që është afër edhe fundi i këtij viti. /InfoKomuna/