Lipjani e Caritasi me marrëveshje për kthimin e personave të riatdhesuar

LipjanPostuar: 12:07 / 14.05.2019

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje me Cartitasit lidhur me projektin "Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik" (SUREP) në Komunën e Lipjanit.

Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Lipjanit dhe Caritasi zviceran do të bëjnë një investim maksimal prej 10 grantesh për bizneset fillestare në Komunën e Lipjanit me shumën prej 30.000 euro, duke ju ofruar mundësi personave të riatdhesuar për krijimin e bizneseve të reja.

Kryetari Imri Ahmeti falënderoi Vera Haag Arbenz, drejtoreshë e Caritas për Kosovë për këtë marrëveshje duke thënë se Komuna e Lipjanit çdo herë është gatshme t'i ndihmojë personat e riatdhesuar, në mënyrë që të gjithë qytetarët që jetojnë në Komunën e Lipjanit të kenë jetë sa më të mirë.

Këto grante do të ndahen gjatë implementimit të projektit. /InfoKomuna/