Lipjani mban aktivitete për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje

LipjanPostuar: 09:56 / 07.12.2017

Këshilli komunal për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore në kuadër të Komunës së Lipjanit në vazhdimësi të aktiviteteve për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje ka vazhduar aktivitetin në lokalitetet e Komunës së Lipjanit me grupe të ndryshme të komunitetit.

Në Janjevë u mbajtë takim me gratë e etniteteve të ndryshme sa i përket dhunës në familje dhe baza gjinore, transmeton InfoKomuna.

Gjatë këtij takimi me të pranishmet rreth kësaj teme kanë diskutuar Makfirete Shamolli drejtoreshë e Qendres për Punë Sociale, Gjyste Dabaj zyrtare për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore dhe Fjolla Ibrahimi zyrtare e shërbimeve sociale.

Po ashtu ditë më parë aktivitet i tillë u mbajt nga zyrtarja për barazi gjinore dhe anëtarët e këshillit komunal në bashkëpunim me OSBE-në të cilët kanë trajtuar këtë temë me nxënës të klasës së nëntë.

Në kuadër të aktivizimit 16 ditor Komuna e Lipjanit në ditët në vazhdim deri në përmbyllje të kësaj fushate do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera. /InfoKomuna/