Lipjani nis me aktivitete tetorin - "Muajin rozë"

LipjanPostuar: 10:13 / 03.10.2018

Komuna e Lipjanit konkretisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale nëpërmes Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor në kuadër të promovimit dhe edukimit shëndetësor do të bëjnë hapjen e fushatës për Muajin tetor – muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale, Vlora Limani Hanuni.

Ajo ka thënë se kuadër të kësaj fushate në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën Jeta/Vita dhe së bashku me mjekët e QKMF-së, me 04.10.2018 në ambientet e QKMF-së, do të mbahet një ligjërate që ka për synim vetëdijesimin për shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit, ka thënë ndër të tjera Drejtoresha Limani Hajnuni.

Po ashtu në bashkëpunim me Grupin e Grave në Lipjan, Drejtoria e Shëndetësisë do të vazhdoj me ligjërata të tilla gjatë gjithë muajit në lokalitete të ndryshme të Komunës së Lipjanit.

Gjithashtu gjatë këtij muajit DSHPS nëpërmes QKMF-, njësinë e Diagnostikës do mundësoj që ekzaminimi i gjirit të bëhet gratis për të gjitha grat të cilat kanë nevojë për një gjë të tillë. /InfoKomuna/