Lipjani, zgjedhet nga USAID-i Komuna e parë për nga performanca

LipjanPostuar: 16:54 / 11.05.2018

Komuna e Lipjanit zgjedhet nga USAID e para në përformancë në “Indexin e Konkurrueshmërisë së Komunave për Vitin 2018” në mesin e 38 Komunave të Kosovës.

Ky indeks është hartuar për të vlerësuar lehtësinë e të bërit biznes në Komuna dhe sigurimin e një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes.

Në këtë indeks janë vlerësuar shumë faktorë si: transparenca, lehtësirat fiskale, shërbimet ndaj bizneseve dhe koha e kryerjes së shërbimeve dhe disa indikatorë tjerë.

Kryetari Imri Ahmeti uron bizneset e Komunës së Lipjanit për renditjen e si komuna e parë me performancë më të mirë, ku në të njëjtën kohë ka kërkuar që të angazhohen bashkërisht në mënyrë që të qëndrojnë në krye të komunave me performancën më të mirë. /InfoKomuna/