Kuvendi miraton propozim vendimin për ri-organizimin të pikave të mbeturinave

LipjanPostuar: 16:03 / 31.01.2019

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 15 me radhë, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje, njofton InfoKomuna.

Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku kanë marr përgjigjje nga Kryetari Komunës Imri Ahmeti si nga drejtorët e drejtorive përkatëse.

Në këtë mbledhje është dhënë informatë mbi punën e KKSB-së në Lipjan për vitin 2018, po ashtu është miratuar propozim rregullore për taksën administrative për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës, propozim rregullore për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike dhe fushave të hapura sportive, propozim rregullore për transportin e rregullt urban periferik të udhëtarëve me autobus, dhe propozim vendim për miratimin e planit për ri-organizimin të pikave të mbeturinave në qytetin e Lipjanit./InfoKomuna/