Nis ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës “Luftëtarët e Lirisë" në Babush të Lipjanit

LipjanPostuar: 11:14 / 24.05.2018

Komuna e Lipjanit njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Babush përkatësisht në Lagjen e Re të Rrugës “Luftëtarët e Lirisë”, kanë filluar punimet në ndërtimin e asfaltimin e rrugës si dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e rrjetit të kanalizimit.

Banorët e këtij fshati këto projekte i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme ku sipas tyre do të përmirësojnë kushtet e jetesës në këtë vendbanim, ata janë shprehur falënderues ndaj Komunës së Lipjanit për realizimin e këtyre dy projekteve. /InfoKomuna/