QKMF në Lipjan përfiton pajisje bazike për kujdesin primar shëndetësor

LipjanPostuar: 10:56 / 08.12.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan gjatë ditës së djeshme ka pranuar pajisje bazike të cilësisë së lartë për Kujdesin Primar Shëndetësor nga Organizata Zvicrrane AQH.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan, Avdullah Fazliu si dhe drejtori i QKMF-së Agim Krasniqi, falenderuan Organizatën AQH e në veqanti dr. Genc Ymerhalili për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Lipjanit. /InfoKomuna/