Lipjani trefishon kompanitë për mirëmbajtje rrugësh

LipjanPostuar: 12:11 / 28.12.2017

Banorët e fshatrave Mirenë dhe Shalë të Lipjanit me arsyetimin se në muajin janar të këtij viti disa ditë me radhë kanë mbetur të bllokuara nga bora, kërkojnë nga Komuna që për këtë sezon ta rrisin angazhimin për mirëmbajtjen e rrugëve malore, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë thënë se derisa banorët e disa fshatrave gjatë vitit të kaluar janë përballur me bllokim rrugësh nga reshjet e borës, sivjet kanë rritur potencialet tri herë më shumë për pastrim rrugësh, madje edhe trotuaret brenda qytetit do të pastrohen vazhdimisht.

Lulzim Zejnullahu, banor nga fshati Mirenë, ka thënë se banorët në mënyrë të organizuar kanë kërkuar nga Komuna ta shtojnë potencialin e mirëmbajtjes së rrugëve për territorin e Drenicës derisa në vitin e kaluar janë përballur me bllokim rrugësh.

PodujevëKomente: 0 Në Podujevë mbillen lule për Ditën e Tokës 15:17 / 23.04.2018 Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me ekologët e rinj, kanë mbjellur lule në Parkun e Qytetit në Podujevë.
PrishtinëKomente: 0 "Kosova e para në rajon për aksidente" 11:15 / 23.04.2018 Sot, tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe vetëdijesuese, ku do të jenë të...
ShtimeKomente: 0 Siguria e përgjithshme në shkolla të Shtimes, e mirë dhe stabile 15:08 / 23.04.2018 Duke ditur rëndësinë që ka siguria e përgjithshme në institucionet edukativo-arsimore, me kërkesë të drejtorit të Arsimit, Mensur Neziri, sot është mbajtur mbledhja e përbashkët me kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave (KDSh), drejtorët e institucioneve...