Lladrovci dhe komandanti Capodivento flasin për sigurinë në Drenas

GllogocPostuar: 13:41 / 18.07.2019

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci priti në takim komandantin e Njësitit të Specializuar Shumëkombësh (MSU), Ruggiero Capodivento dhe stafin e tij.

Në takim kryetari Lladrovci e njoftoi komandantin Capodivento për punën që bëhet në Komunë, si dhe u diskutua për mundësitë, interesimin dhe sigurinë që komuna ka dhe u ofron bizneseve të interesuara italiane, dhe jo vetëm, për të investuar në Komunën e Drenasit.

Komandanti Capodivento e falënderoi kryetarin Lladrovci për mikpritjen, diskutuan për ndeshjen miqësore në mes të Feronikelit dhe Milanos që do të luhet më datë 10 gusht duke filluar nga ora 20:45 si dhe e ftoi kryetarin Lladrovci për një vizitë në bazën e tyre në Prishtinë.

Me këtë rast u shkëmbyen edhe dhuratat ku komandanti Capodivento i dhuroi kryetarit Lladrovci simbolin me logon e Njësitit të tij, ndërsa kryetari Lladrovci pasi i njoftoi vizitorët për punën OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave”-Drenas, u dhuroi atyre nga një medalion punim dore nga anëtaret e kësaj OJQ-je. /InfoKomuna/