Lladrovci rikthen në pozita të mëhershme zyrtarët që ishin avancuar jashtëligjshëm

GllogocPostuar: 19:06 / 15.10.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci rikthen në pozitat e tyre të mëparshme të gjithë zyrtarët komunal të cilët ishin avancuar në pozitën e Shefit të Sektorit, pa procedura ligjore dhe duke mos respektuar Rregulloret për procedurat e avancimit.

Zyrtarët e avancuar vite me parë, shumica prej tyre ne kohën e avancimit përveç mos respektimit të procedurave, nuk e kishin as shkollimin adekuat/te për ngritje në pozitë, nga zyrtarë/e në shef/e.

"Ky ishte njëherit edhe zotimi i Kryetarit Lladrovci për zbatimin e ligjshmërisë bazuar edhe rekomandimeve të Auditorëve të Jashtëm se me rastin e avancimit do të respektohet në përpikëri Rregullorja për avancim dhe se në asnjë rast, zyrtarët të cilët nuk kanë kualifikimin e nevojshëm, nuk do të mund të avancohen". /InfoKomuna/