Malishevë: Njoftim për mbledhjen e -III- (tretë) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila do të mbahet ditën e Hënë me datë: 29.03.2021 duke filluar nga ora 10:00.

MalishevëPostuar: 12:43 / 19.03.2021

Rendi i Dites

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I- të Kuvendit të Komunës për vitin 2021.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/143 datë: 10.13.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës,
për dhënien në shfrytëzim të pronës publike  KEDS-it,  për zhvendosjen e stabilimenteve të vjetra dhe

vendosjen e re të stabilimenteve të nevojshme energjetike, për nevojat e vendbanimeve.

Shqyrtimi i Raportit të DKAE-së, për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/21.
Shqyrtimi i propozimit nr.01/147 datë:11.03.2021 dhe miratimi i Raportit të detyrimeve kontingjente
për paga jubilare dhe shujta për punëtoret e Arsimit dhe Shëndetësisë.

Rishqyrtimi i Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2021, sipas raportit
të vlerësimit të MAPL-së nr.43-1016/1 datë:18.01.2021.

Rishqyrtimi i vendimit nr.02/476 datë: 03.12.2021, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit
nr.02/411 datë: 03.11.2020, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit ndihmës në

Malishevë, sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit nr.5655/20 datë: 24.12.2020.

Debat lidhur me Raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/356 datë: 25.09.2020, për planifikim të buxhetit për personat
e prekur nga kanceri dhe sëmundje tjera.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.06/38 datë: 01.03.2021 të parashtruar nga z. Hysen Krasniqi nga
fshati Banjë,  për ndërrimin e destinimit  të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/52 datë: 22.02.2021 të parashtruar nga banoret e Lagjes
Samadraxha  nga fshati Banjë, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e

Komunitetit.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/287 datë: 20.08.2020 të parashtruar nga z.Sylë Morina nga
fshati Astrazup, Komuna e Malishevës.

Të ndryshme.
 

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...