Asfaltohen rrugët në Tërpezë të Malishevës

MalishevëPostuar: 14:34 / 04.12.2018

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Xhavit Kelmendi” në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës, dhe kjo rrugë bën pjesë në mesin e pesë rrugëve të cilat kanë filluar të asfaltohen.

Asfaltimin e rrugës “Xhavit Kelmendi”, e kanë parë nga afër sot, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e urbanizimit, Islam Vrenezi dhe atë të gjeodezisë, Bashkim Krasniqi, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet që po kryhen në këtë fshat.

Rruga “Xhavit Kelmendi”, është rruga më e largët në këtë fshat, ndërsa rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rruge është me rëndësi jetike për banorët që jetojnë në këtë rrugë, për shkak të konfiguracionit të terrenit, prandaj ndërtimit të kësaj rruge i është dhënë rëndësi.

“Ne jemi duke punuar në atë drejtim, që çdo banori të komunës sonë ti ofrohen kushtet sa më të mira për jetë, sidomos në fshatrat e thella, pasi rregullimi i infrastrukturës për këto fshatra, ka rëndësi jetike, andaj edhe ne do të bëjmë të pamundurën që çdo banori ti ofrojmë kushte sa më të mira në infrastrukturë”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në Tërpezë.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur se në këtë fshat janë rregulluar dhe sot pritet të asfaltohen pesë rrugë, përfshi edhe rrugën “Xhavit Kelmendi”.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.