Banorët në Kërsavari të Malishevës protestojnë kundër gurthyesve

MalishevëPostuar: 15:02 / 10.12.2018

Banorët e fshatit Kërvasari të komunës së Malishevës, janë duke protestuar kundër gurthyesit që po ndërtohet në këtë fshat.

Protestuesit shihen me parulla si “Jo familjarizimit”, “Pushtet mos helmo rininë”, “Stop shkatërrimi të mjedisit”, “Mos e mbroni krimin”, e të tjera, raporton KTV-ja.

Në shenjë proteste, sot ata kanë mbyllur derën e komunës duke mos lejuar të hyjë askush brenda.

Edhe javë më parë, banorët në Malishevë kanë protestuar para komunës për shkak të hapjes së veprimtarive të shumë gurëthyesve.

Kujtojmë se kryesisht banorët e fshatit Kërvasari të kësaj komune po përballen me disa punime të një kompanie shumë afër shtëpive të tyre.

Kjo kompani, sipas banorëve po nxjerrë dhe përpunon gurin, ku sipas tyre po dëmton mjedisin dhe ajrin.