Begaj kërkon nga drejtorët angazhim maksimal për kryerjen e obligimeve karshi qytetarëve

MalishevëPostuar: 10:42 / 10.02.2020

Komuna e Malishevës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për ecurinë e realizimit të planifikimeve dhe detyrave në drejtoritë dhe sektorët e komunës.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë, për kryerjen e të gjitha obligimeve.

“Kërkoj punë dhe angazhim nga të gjithë në kryerjen e obligimeve që keni në secilën drejtori. Kërkoj që t'i kryeni të gjitha obligimet, duke përfshi ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët, pastaj realizimin e detyrimeve sipas planifikimeve që keni si drejtori apo sektore”, ka thënë kryetari Begaj, në mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, si për përgatitjet për shënimin e 17 Shkurtit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës. /InfoKomuna/