Futet në një lokal kamioni i "Ekoregjionit" në Malishevë, lëndohen disa persona

MalishevëPostuar: 16:46 / 11.03.2020

Së paku tre persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë.

Të lënduarit janë punëtor të njësisë dhe në momentin e aksidentit gjendeshin në kamion, i cili ka humbur kontrollin dhe është futur në një lokal zejtarie. Fatbardhësisht, asnjë person brenda lokalit nuk është lënduar.

Sipas të dhënave të para, kamioni është futur në një lokal zejtarie (frizer), dhe si pasojë të tre punëtorët që gjendeshin në kamion kanë marrë lëndime, por gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

"Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ju është dhënë ndihma e parë të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.
Në vendngjarje dhe në urgjencën e QKMF-së në Malishevë, ka dalë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka vizituar të lënduarit dhe ju ka uruar shërim të shpejt", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/