Infrastruktura në katër shkolla në Malishevë, në përfundim

MalishevëPostuar: 12:47 / 14.08.2017

Këshilli i Drejtorëve i Malishevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat e javës në vazhdim.

Drejtorët e  drejtorive, kanë shpalosur raportet javore, për punët e kryera, ku do veçuar Drejtorinë e Urbanizmit. Drejtori Ahmet Morina raportoi për infrastrukturën rrugore e cila është në përfundim e sipër në fshatin Lladrovc, infrastruktura në katër shkolla që është në përfundim dhe në disa shkolla po punohet si në Llozicë e Bardhë dhe në ankesin e gjimnazit "Hamdi  Berish", po ashtu, shumë shpejt  do të fillohet edhe me disa renovime në kanalizime, ku ka kërkesa nga fshatërat.

"Ka filluar, inventarizimi me karrike i shkollës në Bubavec të paraparë për fillimvitin shkollor 2017/2018, ku jemi në vazhdimësi të përgatitjeve dhe  plotësimit të kërkesave për një vit sa më të përgatitur shkollor", theksoi drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina. 

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.