Inspektorati rrënon objektet montazh te Ujëvara e Mirushës

MalishevëPostuar: 15:48 / 07.05.2018

Pas urdhëresave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për rrënimin e objekteve montazh, Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Malishevës, me drejtor, Dibran Kastartin, merr vendim për rrënimin e të gjitha objekteve montazh, tek ujëvara e Mirushës e cila gjendet në zonën e parë mbrojtëse.

"Në këtë drejtim si drejtori kemi ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore, duke urdhëruar pronarët t’i largojnë objektet brenda afatit prej 30 ditësh. Në rast  të mosveprimit nga pronarët, inspektorati do të rrënojë objektet, por të gjitha shpenzimet, do t’i bartin pronarët vet".

"Tërheqim vërejtjen, si inspektorat, se të gjitha objektet të cilat janë të ndërtuar në zona ku nuk lejohet do të merren masa ligjore nga inspektorati, për rrënimin e atyre objekteve", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/  

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.