Kompletohet infrastruktura rrugore në Temeqinë të Mslishevës

MalishevëPostuar: 10:19 / 08.11.2017

Fshati Temeqinë në Komunën e Malishevës e ka kompletuar infrastrukturën rrugore, pasi është bërë rregullimi dhe asfaltimi i rrugës, në lagjen ku ishte shtabi i UÇK-së, në këtë pjesë të Komunës së Malishevës.

Këtë fshat sot e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka përgëzuar banorët për rrugën e re dhe për kompletimin e infrastrukturës rrugore, transmeton InfoKomuna.

“Nuk ka rëndësi se sa larg është një vendbanim i Malishevës, apo çfarë konfiguracioni ka ai vendbanim. Me rëndësi për neve si përgjegjës institucional është, që të krijojmë kushte sa më të mira për jetesë për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti në fshatrat e thella”, tha kryetari Begaj.

Edhe banorët e fshatit Temeqinë, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën, për këto investime në fshatin e tyre, pasi tashmë ky fshat, i ka të rregulluara shumicën e nevoja jetike për banorët, pasi tashmë është e rregulluar shkolla, fusha sportive, kanalizimi dhe së fundmi edhe rrugët janë kompletuar në të gjitha lagjet.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se “infrastruktura rrugore, në tërësi është kompletuar në këtë fshat, pasi dje pasdite, është asfaltuar edhe rruga e fundit, përkatësisht rruga në lagjen, ku ishte i vendosur edhe shtabi i UÇK-së, në këtë fshat, kurse kjo rrugë është financuar nga buxheti komunal i Malishevës, dhe ka qenë pjesë e listës për investime kapitale”./InfoKomuna/