Komuna dhe ASB do të ndihmojnë dhjetë familje në Malishevë

MalishevëPostuar: 13:37 / 11.03.2019

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Arbeiter Samarites Bund-ASB”, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësues së ASB për Kosovë, Dafina Hoxha.

Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe realizohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter –Samariter-Bund Detchland.

Qëllimi i këtij projekti është, që në bashkëfinancim me komunën, gjatë këtij viti të mbështesë dhjetë familje në nevojë në Komunën e Malishevës, për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare.

Gjatë kësaj periudhe kohore, përfaqësuesit e projektit, do të punojnë ngushtë me Komunën e Malishevës, gjegjësisht me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për të identifikuar rastet të cilat përmbushin kriteret e përcaktuara paraprakisht nga projekti dhe të njëjtat t’i përkrahë me grante, përkatësisht pajisje. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.