Komuna e Malishevës mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve të vet
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.
Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të komunës së Malishevës.
“Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit, sipas kësaj marrëveshjeje, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame”, ka thënë Komuna e Malishevës.
Ndërkaq, theksohet se Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas marrëveshjes.
Marrëveshja do të zgjasë deri më 31.12. 2020.