Komuna e Malishevës planifikon 200 mijë euro për shtratin e lumit Mirusha

MalishevëPostuar: 11:21 / 07.11.2017

Komuna e Malishevës planifikon t’i shpenzojë 200 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Banjë, me qëllim të uljes së rrezikut nga vërshimet.

Vendimi i organeve komunale për dhënien e kontratës për këtë projekt është publikuar të hënën në portalin e Komisioni rregullativ të prokurimit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës nga Komuna e Malishevës ka qenë afro 270 mijë euro, derisa pas zhvillimit të procedurës së prokurimit tenderi me çmimin më të ulët është përzgjedhur oferta prej 200 mijë eurove.