Konstituohet Komitetit për shëndetësi, mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara

MalishevëPostuar: 16:15 / 20.04.2018

Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komitetit për shëndetësi, mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara.

Kryesues i këtij Komiteti u zgjodh, Alban Mazreku nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, me prezencën e anëtarëve nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, kurse, Nisma Socialdemokrate nuk kishte emëruar anëtarët e vet.

Kryesusi i Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara, Alban Mazreku, pasi mori udhëheqjen e Komitetit theksoi se “premtimi im i parë dhe i fundit do të jetë bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale si dhe me gjithë anëtarët e Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të kufizuara pavarësisht përkatësisë partiake dhe bindjeve politike, por në dobi të qytetarëve të Malishevës”.

Anëtarët e këtij Komiteti u zotuan se shumë shpejt do të prezantojnë planin e punës dhe veprimit për vitin 2018. /InfoKomuna/