Kryesues i Kuvendit të Malishevës zgjedhet, Rrahim Morina

MalishevëPostuar: 13:34 / 15.01.2018

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës.

Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili mori 17 nga 31 votat e mundshme në kuvend, transmeton InfoKomuna.

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa  tha se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë dhe uroj që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët. /InfoKomuna/