Kryetari Begaj inspekton punimet në rrugën për te Ujëvarat e Mirushës

MalishevëPostuar: 14:11 / 11.04.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, sot e kanë inspektuar rrugën në fshatin Llapçevë, përkatësisht rrugën e cila dërgon në Ujëvarat e Mirushës.

Kjo rrugë thuhet ka rëndësi të madhe në zhvillimin e turizmit dhe në të njëjtën kohë, i ndihmon turistët që të vizitojnë Kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës, i vetmi i këtij lloji në vend.

“Begaj dhe Vrenezi, janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u kryer, pasi bazuar në ecurinë e punimeve, kjo rrugë, shumë shpejt pritet të jetë e gatshme për qarkullim, ndërsa të gjithë ata që duan ti vizitojnë ujëvarat, do ta kenë shumë të lehtë shkuarjen deri në ujëvara”, thuhet në komunikatë.

“Ujëvarat e Mirushës dhe kanioni përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, së bashku me pishinat natyrale në Banjë, janë dy prej vendeve më të bukura dhe më të vizituara në vend, dhe në të njëjtën kohë, e bëjnë Malishevën të njihet jo vetëm në rajon, për këto resurse turistike dhe bukuri të rralla natyrore”./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...