Kryetari Begaj, priti në takim deputetin Hoti dhe katër zëvendësministra

MalishevëPostuar: 10:45 / 21.12.2017

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim Deputetin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti dhe zëvendësministrat Vesel Krasniqi nga Ministria e Bujqësisë, Rexhep Mazreku nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Thaçi nga Ministria për Tregti dhe Industri dhe Çerkin Dugolli nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në takim ishin prezent edhe Këshilli i drejtorëve, ndërsa deputeti Hoti dhe zëvendësministrat, e kanë uruar kryetari Begaj, me rastin e dhënies së betimit dhe fillimin e mandatit të dytë, në krye të Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar deputetin dhe zëvendësministrat, të cilët edhe vijnë nga Komuna e Malishevës, si dhe i ka informuar me gjendjen aktuale në Malishevë, planet komunale dhe nevojat e përgjithshme të Komunës së Malishevës, për të cilat nevojitet edhe mbështetja nga niveli qendror, sidomos në investimet të cilat të lidhura me zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Komunës së Malishevës, dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët.

Zëvendësministrat Dugolli, Thaçi, Mazreku e Krasniqi, morën të gjitha informacionet lidhur me Komunën e Malishevës, në mënyrë të veçantë për nevojat që lidhen me ministritë ku ata janë të angazhuar.

Po ashtu edhe deputeti Enver Hoti, tha se "do të angazhohet fuqishëm brenda Kuvendit të Kosovës, për Malishevën, në mënyrë që edhe Komuna e Malishevës, të jetë e barabartë me komunat tjera të Kosovës, në çdo aspekt, përfshi edhe investimet strategjike nacionale dhe investimet kapitale". /InfoKomuna/