Kryetari Begaj priti në takim komandantin e KFOR-it turk

MalishevëPostuar: 13:13 / 16.05.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka pritur në një takim të rregullt, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim, cili është edhe komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.

Begaj dhe Barim, vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Fillimisht kryetari Begaj, i njoftoi zyrtarët e KFOR-it, me një pasqyrë të përgjithshme të Malishevës, duke filluar nga formimi dhe shpërbërja e Komunës së Malishevës, dy herë radhazi, e deri në ditët e sotme, pastaj i njoftoi me numrin e popullsisë, zhvillimin e përgjithshëm, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, si dhe me njësinë e LMT-së në Malishevë.

Nga ana tjetër, koloneli Barim, gjithashtu e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes komunën, dhe pasi u interesua për shumë çështje që lidhen me Malishevën, shprehi gatishmërinë e KFOR-it, për ofrimin e ndihmës përmes inxhinierëve, për riparimin e digës së liqenit në Mirushë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...